Nga 27 shtatori hyrja në lokale vetëm me certifikatë të vaksinimit, test PCR apo serologjik

Aktuale

Nga 27 shtatori hyrja në lokale vetëm me certifikatë të vaksinimit, test PCR apo serologjik

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:36
Foto

Gjatë raportimit të tij ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me lirimin e masave anti-COVID tha nga 27 shtatori hyrja në lokale dhe restorante do bëhet duke treguar certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo serologjik.

“Sa i përket gastronomisë ndër sektorët më të goditur nga pandemia jemi në kontakt edhe tani dhe me miratimin e tyre jemi dike hartuar masat që edhe në gastronomi të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikata të vaksinimit, test PCR apo serologjik me shifrat dhe numrat e vaksinimit.

Një masë e tillë nuk është besoj më penguese as për sektorin e gastronomisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat