Qalaj: Gabimi më i madh do të ishte nëse qeveria tërhiqet nga masa reciproke për targat

Aktuale

Qalaj: Gabimi më i madh do të ishte nëse qeveria tërhiqet nga masa reciproke për targat

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 21:58
Rashit Qalaj

Ish drejtori i policisë, dhe tani anëtarë i Partisë Demokratike, Rashit Qalaj, ka folur për masën reciproke të vendosur nga qeveria e Kosovës, në lidhje me targat e Serbisë.

Qalaj tha se përkrah këtë vendim, pasi që sipas tij, nëpërmjet kësaj po vendoset sovraniteti në Kosovë, dhe se këtu nuk ka vend për opozitarizëm, por se duhet përkrahur nga të gjithë.

Megjithatë, ish drejtori i policisë sugjeroi se qytetarët duhej të informoheshin gradualisht për masat që do merreshin, në mënyrë që ata të bëheshin gati.

Ai bëri thirrje që vendimi i qeverisë të zbatohet deri në fund, por shtoi se do të jetë një gabim i madh nëse qeveria tërhiqet nga vendimi, pa arritur një marrëveshje të dyanshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat