Këto janë fjalët e Osmanit për Bill Clinton

Aktuale

Këto janë fjalët e Osmanit për Bill Clinton

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:13
Pamje nga takimi

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Bill Klinton, të cilin e ka vlerësuar për demokracinë amerikane.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se do të kultivojnë miqësinë me SHBA-në përpjekjet e saj për paqe në botë.

“Ju keni lartësuar vlerat e demokracisë amerikane, ne do ta lartësojmë veprën tuaj, duke kultivuar miqësinë me SHBA-të dhe duke qenë aleat në përpjekjet e saj për paqe në botë kurdo e kudo”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po qëndron në Neë York, me ç’rast ka takuar personalitete të larta të shumë shteteve nga e mbarë bota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat