Abdixhiku tregon se nëse do ishte kryeministër, a do t’i bashkohej Ballkanit të Hapur

Aktuale

Abdixhiku tregon se nëse do ishte kryeministër, a do t’i bashkohej Ballkanit të Hapur

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:13
Lumir Abdixhiku

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se po të ishte kryeministër i Kosovës nuk do t’i bashkohej Ballkanit të Hapur.

Në një emisionin televiziv, analisti Jusuf Thaçi ia bëri një pyetje të drejtpërdrejtë Abdixhikut, duke i thënë se a do t’i bashkohej Ballkanit të Hapur nëse do të ishte kryeministër i Kosovës.

Abdixhiku iu përgjigj menjëherë, duke i thënë se nuk do t’i bashkohej.

Jo jo, kesh i qartë, cdo gjë do të mbajmë brenda Procesit të Berlinit dhe brenda Procesit të Berlinit do të kemi forcë negociuese, psh unë do të refuzoja Unionin Doganor. Paramendoni me i marr doganat e me i dërgu në Vojvodinë, e në kufi me Greqinë, e në Mali të Zi në kufi me Kroacinë e ne të mësim një zonë këtu pa asgjë.

I vetmi union doganor që Kosova duhet ta pranojë për bindjet e mija dhe të LDK-së, është ai i Bashkimit Evropian”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat