Dëmi për nxënësit nga mos prezenca në shkollë është jashtëzakonisht më i madh

Aktuale

Dëmi për nxënësit nga mos prezenca në shkollë është jashtëzakonisht më i madh

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:46
Ilustrim

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë nuk nisi më 1 shtator, e kjo si pasojë e situatës së rënduar me pandeminë COVID-19.

Në mesin e shumë sfidave dhe luftës me pandeminë, fillimi i vitit të ri shkollor fillimisht ishte shtyrë për datën 13 shtator, e ku pastaj u vendos të shtyhet sërish për datën 27 shtator.

E më në fund, të hënën nxënësit do t’u kthehen bankave shkollore.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja ka thënë se nisja e mësimit më 27 shtator është shumë e rëndësishme dhe se opsionet tjera ishin të papranueshme.

Mësimi, padiskutueshëm mirë që po fillon në plotni nga e hëna më 27 shtator – çfarëdo opsioni tjetër do të ishte i papranueshëm. Të gjithë e kanë të qartë, dëmi për nxënësit nga mos prezenca në shkollë është jashtëzakonisht më i madh në krahasim me rrezikun nga virusi në shkollë. Rikujtoj që rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është për rikthim fizik në shkolla”, ka thënë Qehaja.

Ai ka shtuar se nxënësit nuk mund të dëmtohen më shumë dhe se shtyrja nuk do të ishte zgjidhje.

Preokupimi kryesor për këtë vit mësimor duhet të jetë përkushtimi për një cilësi më të madhe në mësimdhënie dhe mësimnxënie, me shpresë që të rikuperojmë humbjet e deritanishme – pandemia është këtu për shumë më gjatë se që kemi menduar”, u shpreh Qehaja.

Ndryshe, të enjten ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se mësimi do të nisë më 27 shtator, ndërsa vendimi për këtë pritet të merret sot nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat