4 të vdekur nga Covid në Kosovë, bie numri i rasteve pozitive

Aktuale

4 të vdekur nga Covid në Kosovë, bie numri i rasteve pozitive

Nga: G.B Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

4 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19, në 24 orët e fundit në Kosovë, përcjell Bota sot.

IKSHPK njofton se janë shënuar 84 raste të reja me Covid, ndërsa janë shëruar 786 persona.

Postimi i plotë: 

24 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.

Në total numri i rasteve aktive është 5.371.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat