Para 13 viteve dhe tash/Hamiti: Në politikën e jashtme jemi më keq se kurrë

Aktuale

Para 13 viteve dhe tash/Hamiti: Në politikën e jashtme jemi më keq se kurrë

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:23
Muhamet Hamiti

Ish ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër ka publikuar një shkrim, kur para 13 vjetësh Ministri i Jashtëm britanik i atëhershëm David Miliband, paralajmëronte pritjen që do ia bënte Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeta II në Pallatin Buckingham në Londër.

Kështu ishte para 13 vjetësh. Ministri i Jashtëm britanik i atëhershëm David Miliband paralajmëronte në Prishtinë pritjen që do të më bënte Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeta II në Pallatin Buckingham në Londër si ambasador i parë i Republikës së Kosovës”, shkroi Hamiti në Facebook.

E sipas Hamitit, që disa vite Kosova nuk ka ambasador në Londër dhe në shtete të tjera mike të Kosovës.

Ka vite që Kosova nuk ka ambasador në Londër, për fat të keq. Kosova nuk ka aktualisht përfaqësim në nivel ambasadorësh as në Uashington, Paris, Berlin e gjetiu. Në politikën e jashtme jemi më keq se kurrë në këto vite të ekzistencës së shtetit të Kosovës”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat