Kjo është mosha e viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga Covid-19

Aktuale

Kjo është mosha e viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga Covid-19

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

4 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit.

3 prej viktimave janë gra dhe një burrë. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktima.

Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 60-69 vjeç, një viktimë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe dy viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Malishevës, Klinës, Vushtrrisë, Obiliqit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat