A po e pengon zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë, bllokada e serbëve në kufi?

Aktuale

A po e pengon zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë, bllokada e serbëve në kufi?

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Ka ditë që Kosova ka vendosur masën e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë, vendim ky që ngriti numër qytetarësh serbë në këmbë,

Ata pakënaqësinë ndaj këtij vendimi e shprehën me protesta që paraqisnin pengesa për zbatimin e kësaj mase, por që pengesat e tilla u hoqën nga Forcat e Sigurisë së Kosovës e Policia.

Ndërsa edhe sot qytetarë serbë janë të pranishëm në këto pika kufitare, por që sipas Policisë qarkullimi kufitar për të gjithë personat që plotësojnë kriteret ligjore, përfshirë kriteret dhe masat ndaj pandemisë, po hyjnë dhe dalin në RKS duke u bazuar në procedurat e parapara ligjore.

Kjo është përgjigja e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës, bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore si dhe bazuar në planifikimet operacionale në vazhdimësi po realizon ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë në të gjitha pikat kufitare me qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, veprime këto të cilat janë duke vazhduar edhe sot.

 Policia e Kosovës në vazhdimësi ka përcjellë dhe monitoruar situatën dhe është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, referuar situatës dhe zhvillimeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavorr etj, në lokacione të ndryshme drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Sa i përket qarkullimit kufitar të gjithë personat që plotësojnë kriteret ligjore, përfshirë kriteret dhe masat ndaj pandemisë, hyjnë dhe dalin në RKS duke u bazuar në procedurat e parapara ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat