Këmbë xhandari serb nuk ka për të hyrë më në Kosovë/ Kështu duhet të sillet Kurti me Serbinë sipas Liri Loshit

Aktuale

Këmbë xhandari serb nuk ka për të hyrë më në Kosovë/ Kështu duhet të sillet Kurti me Serbinë sipas Liri Loshit

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:13
Liri Loshi dhe kryeministri Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi tha sot se presidenti i Serbisë mund ta rreshtojë ushtrinë e vet në Serbi sa herë të dojë, por këmbë ushtari as xhandari serb nuk ka për të hyrë më në Kosovë asnjëherë.

Vuçiqi mund ta rreshtojë e rirreshtojë ushtrinë e vet në Serbi sa herë të dojë, por këmbë ushtari as xhandari serb nuk ka për të hyrë më në Kosovë asnjëherë. Vuçiqi e di se Kosova nuk është për t’u zhbërë! Ai kurrë nuk guxon t’i japë një urdhër ushtrisë serbe për ta sulmuar Kosovën. Më parë mund ta nisë ushtrinë e tij për hënë sesa për Kosovë. Kosova ka aleatë dhe ka zot!”, u shpreh Loshi.

Loshi potencoi se Kosova duhet ta ushtrojë sovranitetin e saj në çdo cep dhe se kjo do të bëhet me kundërvenien e çdo mase që Serbia i ka vënë Kosovës.

Kosova duhet ta ushtrojë sovranitetin e vet në çdo cep të saj. Albin Kurti duhet t’ia kthejë dinjitetin Kosovës me kundervenien e çdo mase që Serbia i ka vënë Kosovës. Amerika dhe Evropa kanë mbështetur pavarësinë, tash le ta mbështesin reciprocitetin si fakt dhe si rrjedhojë logiike. Amerika dhe Evropa mund ta detyrojnë Serbinë ta njoh Kosovën, por mund ta detyrojnë atë ta respektojë integritetin e saj politik dhe terriotorial", shkroi Loshi.

Por, ai theksoi se Kosova që e obliguar t`i zbatojë marrëveshjet e brukselit që lidhen me të drejtat e qytetarëve serbë.

Por kjo nuk është e tera! Është një gjë që Kosova është e obliguar ta bëjë. Kjo gjë është zbatimi i marrveshjeve të Brukselit lidhur me të drejtat politike të serbëve të Kosovës. Kryeministri Kurti nuk ka një zgjidhje tjetër nese do që ta këtë pas vetes Perëndimin. Ndryshe është të jesh në opozitë e ndryshe në krye të shtetit. Politikë pa kompromise nuk ka. Kësaj i thonë: “Ëelcome to reality Mr. Kurti!””, përfundoi Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat