Sejdiu: Interesimi për të votuar në Kosovë është gjithmonë i lartë

Aktuale

Sejdiu: Interesimi për të votuar në Kosovë është gjithmonë i lartë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:32
Dardan Sejdiu

Analisti, Dardan Sejdiu ka folur në lidhje me numrin e qytetarëve të Kosovës që dalin për t’a shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhje.

Ai në një emision televiziv tha se në vendin tonë dalja në votime është e lartë.

“Dalja reale e njerëzve që janë në Prishtinë është gjithmonë mbi 60%, kjo e tregon atë tendencë që interesimi për të dal për të votuar në Kosovë është gjithmonë i lartë”, u shpreh Sejdiu.

Ai tha se dalja më e lartë është në pesë – gjashtë vitet e fundit.

“Në pesë – gjashtë vitet e fundit dalja më e lartë në votime vërehet edhe më shumë dhe normalisht që ka sjellë ndryshime edhe në skenën politike”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat