Haradinaj flet për prezencën policore e ushtarake në veri të vendit

Aktuale

Haradinaj flet për prezencën policore e ushtarake në veri të vendit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 23:42
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK’së, ka folur lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Haradinaj, në emisionin ‘dPt te Fidani’ e ka parë më shumë si spektakël politik paraqitjen e forcave policore nga pala shqiptare dhe ajo serbe në kufinjtë territorial.

“Njëjtë si t’tanat, sikurse na po bëjmë xhiro e ekskursion me forcat policore, kurrgjë më shumë as ata as na nuk po bëjmë. Dy palët po mundohemi me i nxjerrë vetën më të fuqishme. Kur ka një operacion, është konfidencial. Mendoj që të dytë, edhe pala jonë edhe pala kundërshtare po merret me shou”, deklaroi Haradinaj.

Tutje, ai ka folur edhe lidhur me armatimin që Serbia ka siguruar nga Rusia përgjatë këtyre viteve.

“Në rast se i shihni pajisjet të marra në Rusi, kryesisht janë të daluna nga përdorimi. Institucionet e Kosovës duhet me bisedu me serbë në veri, t’iu tregojë që është në zbatim të një marrëveshjeje që e ka pranu Serbia. Nuk shoh diçka krizë, duhet me ditë që ne kemi aleatë”, ka shtuar tutje anëtari i AAK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat