Kaq raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë

Aktuale

Kaq raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 09:07
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 151 mijë persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,923 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat