Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok, hedhin granata dore edhe në Zveçan

Aktuale

Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok, hedhin granata dore edhe në Zveçan

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:21
Zubin Potok

(E plotësuar 12:50) -  Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës, ka pranuar informacionin për zjarr në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut.

Sipas Policisë, patrullat e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje e po ashtu edhe zjarrfikësit nga Zubin Potoku.

Policia ka njoftuar se zjarri ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.

Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës. Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Qendren e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Kurti përmes një postimi në Facebook njoftoi se sulmi nuk ishte aksidental, por ishte i qëllimshëm.

Ai beson se këto sulme janë nxitur nga shteti serb.

“Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë”, deklaroi kryeministri Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

***

Detaje nga incidentet në veri: Dy zyra u bënë shkrumb e hi nga serbët në Zubin Potok

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po pranojnë masën e reciprocitetit për targat të vënë nga qeveria Kurti.

Siç ka thënë komandanti i stacionit të Zjarrfikësve, Sasha Bozhoviq, zjarri ka përfshirë dy zyre atje.

Gjatë periudhës kur zjarri ka përfshirë këtë ndërtesë, ai ka bërë të ditur se askush nuk ndodhet brenda.

Sipas tij, flakët janë shuar rreth orës 2:30 pas mesnate.

***

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Qendren e Regjistrimit Civil në Zveçan

Sveçla këto veprimi i cilësoi si akte kriminael me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë.

“Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkundër veprimeve të tilla do të vazhdoj me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, njoftoi ministri Sveçla përmes një njoftimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes. Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkundër veprimeve të tilla do të vazhdoj me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ftojmë qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve.

Image
Image
Image

***

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok këtë të shtunë është djegur nga serbët të cilët që nga dita e hënë janë duke protestuar kundër reciprocitetit ndaj targave që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Hoti bëri të ditur se policia ka dalë në vendngjarje.

***

Sot në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut, dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes..

Në video shihet tym në derën e përparme të ndërtesës.

Ndërkohë se ka pasur zjarr e ka konfirmuar edhe komandanti i zjarrfikësve në Zubin Potok, Sasha Bozhoviq.

Ai ka treguar se zjarri ka përfshirë dy zyra në ndërtesën e komunës , dhe në kohën e zjarrit s’ka pasur asnjë person brenda.

Zjarri është shuar rreth orës dy e gjysmë të mëngjesit.

Bozhoviq ka thënë se nuk mund të konfirmojë se cili mund të jetë shkaku i zjarrit, duke potencuar se një gjë e tillë do të përcaktohet nga personat kompetent.

***

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Policia ka dal në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës.

Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat