Pas sulmeve terroriste me bomba dore në Zveçan, reagon kryeministri Kurti – ka një mesazh për Serbinë

Aktuale

Pas sulmeve terroriste me bomba dore në Zveçan, reagon kryeministri Kurti – ka një mesazh për Serbinë

Nga: A.M Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti - foto ilustrim "Bota sot"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Qendren e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Kurti përmes një postimi në Facebook njoftoi se sulmi nuk ishte aksidental, por ishte i qëllimshëm.

Ai beson se këto sulme janë nxitur nga shteti serb.

“Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë”, deklaroi kryeministri Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat