E quajti “budalla” kryeministrin Kurti, “opozita i gëzohet fyerjeve të Vulinit”, me kë po bashkëpunojnë ata?

Aktuale

E quajti “budalla” kryeministrin Kurti, “opozita i gëzohet fyerjeve të Vulinit”, me kë po bashkëpunojnë ata?

Nga: N.Sh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:25
Vulin

Profesor dr. Enver Bytyçi ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, pas fyerjeve të Vulinit që ia bëri kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Bytyçi shkruan se, Vulini me gjuhë fyese e quajti edhe ‘budalla’ Kurti, derisa kryeministri po heshtë përballë këtyre akuzave.

Profesori thotë se, Vuçiqi gjithashtu me nervozizëm e kritikoi Bashkimin Evropian, derisa Vjosa Osmani në Nju Jork bëri atë që duhej bërë.

Bytyçi ka reaguar edhe kundër Eskobarit, të ngarkuarit amerikan që ka thënë se nuk ka pasur pse të dërgohen policia në veri.

Sipas tij, të gjithë e kërkojnë dialogun, derisa Vuçiqi e kundërshton e Kurti e pranon.

Ai ka kritikuar edhe opozitën në Kosovë, për të cilët shprehet se të mbushet mendja që po bashkëpunojnë me Vuçiqin e Vulinin.

Gjithashtu ka kritikuar edhe Edi Ramën.

Postimi i plotë:

Aleksandër Vulin ka folur dje me gjuhe fyese dhe urrejtje të paparë kundër Albin Kurtit! E ka quajtur madje budalla! Vuçiq po dje kritikoi Bashkimin Evropian me nota të forta nervozizmi! Albin Kurti hesht përballë këtyre akuzave dhe fyerjeve! Ndërsa Vjosa Osmani në takimet në Nju Jork bëri atë që duhej për të sqaruar veprimet për reciprocitetin në veri të vendit.

Megjithatë ndërkombëtarët po duket se i janë nënshtruar akuzave dhe kritikave të presidentit serb. I ngarkuari amerikan për Ballkanin, Eskobar, tha se "nuk kishte pse të dërgoheshin forcat speciale të Kosovës në veri"! Një vërejtje kjo e pa vend, nëse kemi parasysh se çfarë bëjnë serbët për destabilizimin e zonës. Në Bruksel thonë vetëm që palët të përmbahen. Të gjithë kërkojnë të vazhdojë dialogu. Vuçiq e kundërshton dialogun, ndërsa Kurti e pranon!

Më e çuditshmja është se opozita në Prishtinë bën politikë ditore dhe nuk flet në mbështetje të qeverisë dhe të policisë në veri të Mitrovicës. Kërkon "dorëheqjen" e Arbën Vitisë dhe nuk kërkon të përforcojë dhe të ndihmojë policinë e shtetit e forcat sociale në mbrojtje të rendit kushtetues! Të shkon mendja se opozita e Kosovës po bashkëpunon me Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin! Mesa duket opozitarët i gëzohen fyerjeve të Vulin ndaj kryeministrit! Etja për pushtet paska qenë e zeza e kombit tonë! Turpi qoftë me ata që nuk shtrëngojnë radhët për vendosjen e sovranitetit të shtetit në të gjithë territorin.

Reciprociteti i targave do të ishte një masë koti, nëse nuk lidhej me simbolikën e shtrirjes së sovranitetit dhe integritetit shtetëror në çdo metër katror të vendit. Pikërisht këtë aspekt e injoron opozita në Kosovë.

Ndërsa Edi Rama foli në OKB për njohjen e Kosovës. Në vend që t'i thotë vëllait të tij, Vuçiq, të heqë dorë nga projekti i Serbisë së Madhe, merret në formë ultimative me një çështje, për të cilën ka vepruar kundër në veprimtarinë diplomatike të tij. Asnjë njohje nuk ka siguruar ai në tetë vite qeverisjeje. Ndërkohë që në publik dhe mbledhje të tilla, si OKB, flet me terma patriotikë të pashoq! Lum shqiptarët çfarë dëgjojnë prej kryeministrit dhe mjerë ata çfarë shohin në praktikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat