Sulme terroriste në Zubin Potok e Zveçan/ “BE-ja t’i reagon Beogradit për kërcënimet ndaj Kosovës”

Aktuale

Sulme terroriste në Zubin Potok e Zveçan/ “BE-ja t’i reagon Beogradit për kërcënimet ndaj Kosovës”

Nga: N.Sh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:25
Policia

Natën e mbrëmshme në Zubin Potok u dogj zyra e qendrës së regjistrimit të automjeteve.

Gjithashtu këtë natë edhe në Zveçan u tentua të bëhej diçka e tillë.

Këto situata të krijuara, kanë acaruar edhe më tej raportet e Kosovës dhe Serbisë.

Pas këtyre ngjarjeve që ndodhën mbrëmë nga serbët, të cilët po mbështetën nga Beogradi, ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, BE-ja duhet t’i reagojë Serisë për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmit terrorist në Zubin Potok e Zveçan.

Pacolli gjithashtu kërkon që të lirohen rrugët sa më parë.

BE-ja t'i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës”, shkruan Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat