Sfidë të rëndë kemi përpara, Berisha thirrje partive: Bashkohuni, Kosova mbi të gjitha

Aktuale

Sfidë të rëndë kemi përpara, Berisha thirrje partive: Bashkohuni, Kosova mbi të gjitha

Nga: G.B Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:53
Policia

Avokati Besnik Berisha ka reaguar për situatën në Jarinje, derisa ka thënë se kemi një sfidë të rëndë përpara.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbisë i përgjigjet destabilizimi i vendit tonë dhe kthimi i strukturave paralele në veriun e Kosovës, përcjell Bota sot.

Berisha i ka bërë thirrje pozitës e opozitës që të bashkohen pasi Kosova është mbi të gjitha.

Postimi i plotë:

Goxha sfidë të rëndë kemi përpara. Serbisë i përgjigjet destabilizimi i vendit tonë dhe kthimi i strukturave paralele në veriun e Kosovës.

Zhbërja e tyre (ndonëse asnjëherë e plotë) ishte proces i gjatë dhe me plot kompromise të dhimbshme për ne. Rivendosja e tyre është kthim mbrapa me dëme të pariparueshme për ne.

Duhet bërë cdo gjë që kjo mos të ndodhë!

Koha për të reflektuar përtej statuseve në Facebook dhe fotove me policët tanë që me vështirësi po ruajnë rendin dhe sigurinë në atë pjesë të vendit tonë.

Koha të kemi më shumë se sa një plan, më shumë se sa një alternative, më shumë përkrahje nga miqtë nëse nuk duam t'ia plotësojmë ambiciet e sëmura Serbisë.

Kjo mund të bëhet vetëm të bashkuar, pozitë e opozitë dhe jo vetëm...!

Bashkohuni, Kosova mbi të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat