Pamje pas djegies së Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok

Aktuale

Pamje pas djegies së Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e së premtes kishte shpërthyer një zjarr në Qendrën e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok, gjatë protestës së serbëve kundër reciprocitetit ndaj targave.

Në pamjet e siguruara pas djegies së kësaj qendre shihen edhe zjarrfikësit të cilët po merren me shuarjen e këtij zjarri.

Për këtë zjarr kishte reaguar edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili këto sulme i ka cilësuar si të nxitura nga Serbia në sy të ndërkombëtarëve.

Është për të ardhur keq që grupe kriminale në veri të Ibrit gjithnjë të ditura dhe të mbështetura nga Serbia vazhdojnë ta kundërshtojnë sundimin e ligjit, rendin dhe sigurinë publike duke sulmuar institucionet e shtetit të Kosovës. Policia e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar për profesionalizmin dhe korrektësinë e saj, edhe qytetarët pa dallim etnie atje janë dëshmuar për qetësinë dhe durimin e tyre. Andaj, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që të vazhdojnë kësisoj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat