Pas sulmeve kriminale në veri, paralajmëron Presidenca: Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës

Aktuale

Pas sulmeve kriminale në veri, paralajmëron Presidenca: Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës

Nga: A.M Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas sulmeve në Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai tha se këto sulme kanë ndodhur nga grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale në veri të vendit.

“Strategjia e Serbisë është që t’i rrisë tensionet çdo ditë në mënyrë që t’i provokojë institucionet e Kosovës. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situates”, shkroi Vela në Twitter, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Strategjia e Serbisë është që t’i rrisë tensionet çdo ditë në mënyrë që t’i provokojë institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale kanë djegur zyrat e qendrës për regjistrimin e automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo eskalim të situatës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat