Pozhari: Vulin nuk ka fyer kryeministrin, por gjysmën e popullit në Kosovë - Vuçiq din veç me ...

Aktuale

Pozhari: Vulin nuk ka fyer kryeministrin, por gjysmën e popullit në Kosovë - Vuçiq din veç me ...

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:49
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.

Sipas gazetarit Xhevdet Pozhari, Vulin nuk ka fyer kryeministrin Kurti, por gjysmën e popullit të Kosovës, përcjell Bota sot.

“Vulin fyen kryeministrin Kurti: Për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla, ai ndodhet në Prishtinë Ky nuk ka fyer kryeministrin, por 50% të votuesve - pra, gjysmën e popullit në Kosovë”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.

Në një postim tjetër, ai ka thënë se Evropa ka privilegjuar me investime dhe liberalizim të vizave vendin e njeriut që din veç “me djeg e me vra”.

“Le ta sheh Evropa se kënd e ka privilegjuar me liberalizim të vizave, me investime... njerëz që udhëhiqen nga një shoven si Vuçiçi që din veç me djegë e me ba thirrje që për një serb të vrarë, të vriten 100 myslimanë!”, ka thënë Xhevdet Pozhari./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat