8 të vdekur, publikohen rezultatet e mostrave për Covid-19 në Kosovë

Aktuale

8 të vdekur, publikohen rezultatet e mostrave për Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim, QKUK

Edhe 8 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 88 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 651 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga MSH:

25 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.

Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.

Në total numri i rasteve aktive është 4.800.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat