Lajmërohet Isa Mustafa, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë - ja çfarë thotë për Kurtin e Osmanin

Aktuale

Lajmërohet Isa Mustafa, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë - ja çfarë thotë për Kurtin e Osmanin

Nga: A.M Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:04
Isa Mustafa

Edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Mustafa kritikoi presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti të cilët nuk gjenden në Kosovë për momentin.

Ai kërkoi nga presidentja Osmani që të thërret Këshillin e Sigurisë.

“Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë”, shkroi Mustafa në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga Neë Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.

Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat