Tensionet me Serbinë, presidentes Osmani i vjen thirrja të kthehet nga New Yorku në Kosovë

Aktuale

Tensionet me Serbinë, presidentes Osmani i vjen thirrja të kthehet nga New Yorku në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:40
Vjosa Osmani

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani, që të kthehet në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miftaraj ka thënë se rendi kushtetues i Kosovës kërkon prezencën fizike të presidentes, në kohën kur vendi po përballet me tensione me Serbinë, përcjell Bota sot.

“Presidente, a e ke ndërmend mu kthy në Kosovë? Kthehu, sepse Kushtetuta e Republikës, rendi kushtetues, integriteti dhe sovraniteti i Republikës, kërkojnë së paku prezencën tënde në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook.

Presidentja Osmani, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tash e disa ditë ndodhet në New York, ku është duke u mbajtur Sesioni i 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat