‘Ky është Vuçiqi, “i biri” i Millosheviçit’/ Vjen reagimi nga Shqipëria pas tensioneve në veri!

Aktuale

‘Ky është Vuçiqi, “i biri” i Millosheviçit’/ Vjen reagimi nga Shqipëria pas tensioneve në veri!

Nga: N.Sh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:53
Aleksandër Vuçiq

Pas tensioneve të ashpra në veriun e Kosovës, ka reaguar edhe Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Arbër Zaimi.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, duhet demaskuar plani i Vuçiqit për inskenime, shpifje e provokime në veri.

Ai madje e ka quajtur Vuçiqin si “i biri” i Millosheviçit.

Zaimi thotë se, institucionet e Kosovës po veprojnë siç duhet, duke zbatuar kushtetutën, ligjin, marrëveshjet, duke mos provokuar dhe duke mos rënë pre e provokimeve.

Sipas tij, duhet demaskuar plani i Vuçiqit për inskenime, shpifje e provokime.

Zaimi shkruan se sot ka pasur veprime kriminale që janë denoncuar nga institucionet e rendit në Kosovë.

Ka edhe akrobaci me aeroplanë dhe helikopterë. Ky është Vuçiqi, “i biri” i Millosheviçit”, shkruan ati.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me provokimet e njerëzve të Vuçiqit në veri.

Ne jemi të gjithë me vendimet e drejta të Qeverisë së Kosovës.

1. Masat e marra për targat e veturave nuk drejtohen kundër serbëve etnikë. Shumë shqiptarë etnikë të Luginës përdorin targa të Serbisë, prandaj kjo nuk është masë antiserbe. Është masë brenda një vendi sovran, që kërkon të trajtohet njësoj siç i trajton të tjerët.

2. Masat e marra për targat e veturave janë të nënshkruara dhe të pranuara nga Serbia në shumë marrëveshje të mëparshme. Prandaj kot ankohen dhe vetëviktimizohen.

3. Institucionet e Kosovës me Qeverinë Kurti po veprojnë siç duhet, duke zbatuar kushtetutën, ligjin, marrëveshjet, duke mos provokuar dhe duke mos rënë pre e provokimeve.

4. Duhet demaskuar plani i Vuçiçit për inskenime, shpifje e provokime. Ditët e para pati pretendime për rrahje që nuk kishin ndodhur, pati raportime nga serbët lokalë që ankoheshin se njerëzit e Beogradit po u bëjnë presion të dalin në protesta, dhe shumë fake neës. Sot ka patur veprime të tjera kriminale që janë denoncuar nga institucionet e rendit në Kosovë. Ka edhe akrobaci me aeroplanë dhe helikopterë. Ky është Vuçiqi, “i biri” i Millosheviçit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat