Gërvalla: Mendoj qe Serbia luan lojën që e ka luajtur vazhdimisht

Aktuale

Gërvalla: Mendoj qe Serbia luan lojën që e ka luajtur vazhdimisht

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:23
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shprehur mednimin e saj në lidhje me situatën e krijuar në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Gërvalla në një lidhje direkte në emisionin A23 në ATV ka folur nga New York-u, ku tha se mendon që Serbia luan lojën që ka luajtur vazhdimisht.

Unë mendoj që Serbia luan lojën që ka luajtur vazhdimisht, të provokoj situatën sidomos kur jemi në process të dialogut. Vazhdimisht është provokuar situata dhe ka mbizotëruar përpjekja e Sërbisë që ky proces i dialogut në Bruksel, të ketë si temë të vetme vetëm eskalimin  situatës, e cila ka eskaluar në secilën prej rasteve përmes akteve të Serbisë”, tha ajo.

Tutje Gërvalla ka folur edhe për konfliktin dhe  njohjën e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

‘‘Mendoj që Serbia duhet ta shohë mundësin reale që egziston në këtë proces në të cilin ndodhet me Qeverin e Republikës së Kosovës për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të konfliktit që kemi, pra për njohjen e ndërsjelltë, e cila do ti hapte rrugën një zhvillimi më të mirë të dy vendevë tona dhe të rajonit. Por sjellja e tillë fatëkeqësisht nuk është e re, do të kishim shpresuar të ishtë ndryshe, por ja që nganjëherë gjërat nuk ndyshojnë”, shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat