Kirurgu shqiptaro-amerikan: Kemi nevojë që të rrisim kualitetin e shërbimeve kirurgjike

Aktuale

Kirurgu shqiptaro-amerikan: Kemi nevojë që të rrisim kualitetin e shërbimeve kirurgjike

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:45
Rifat Latifi

Kirurgu shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi thotë se kirurgjia duhet të jetë prioritet i vendit. Ai ka fjalë të mira për mjekët, por thekson se duhet të përmirësohet kualiteti i shërbimeve kirurgjike në Kosovë.

Kështu është shprehur ai në përfundimin e Kongresit të Parë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.

Themeluesi i këtij kolegji e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm punën që është bërë për këto tri ditë në Prishtinë.

Ditë më parë, ai thekson se nuk është ditur se a do të mbahet ky kongres.

Latifi: Qëllimi është që të rrisim kualitetin e shërbimeve kirurgjike në vend

"Qëllimet e kolegjit që ne të bëhemi një mekanizëm, një organizëm i pashembull në rajon. Që të rrisim kualitetin e shërbimeve kirurgjike në vend. Unë besoj se shembulli i kolegjit kirurgjik do të jetë shembull që edhe shoqatat tjetra mjekësore qe edhe ata të bëjnë kolegjet e tyre sikur ne. Ne kemi nevojë që të rrisim kualitetin e shërbimeve, profesionalizmin tone edhe me kthyer autoritetin qe kirurgët e kanë pasur në Kosovë", shprehet ai.

Ai thotë se përgatitja e kirurgëve dhe shërbimeve nuk duhet t'i lihet rastit, por kirurgjia të përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë. Latifi tregon se ku do të mbahet kongresi i dytë klinik.

Latifi: Kongresi do të mbahet me 15 deri më 18 shtator të vitit 2022

"Kongresi do të mbahet me 15 deri më 18 shtator të vitit 2022. A do të mbahet në Prishtinë, ndoshta në vitin 2023 do të mbahet në një vend tjetër. Ketë që kemi bërë sot duket e madhe, por ky është vetëm gurthemeli i fillit të punës së Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës", thekson ai.

Kongresi i parë klinik ka bërë hapjen ceremoniale të enjten, sot dhe dje kanë ligjëruar ndërkombëtarë dhe kirurgë vendor. Ky organizim është mbajtur në Prishtinë në mënyrë hibride për shkak të gjendjen me pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat