Sfeçla: S’ka arsye që ndal policët në mbrojtjen e ligjshmërisë në Kosovë

Aktuale

Sfeçla: S’ka arsye që ndal policët në mbrojtjen e ligjshmërisë në Kosovë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:34
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye ligjore apo praktike, që ndal njësitë e Policisë së Kosovës që të kryejnë të gjitha obligimet e tyre, e që janë edhe mbrojtja e institucioneve dhe ligjshmërisë në Kosovë.

Ministri Sveçla në një konferencën të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se me vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targa, janë njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë, meqë më 15 shtator ka skaduar afati i marrëveshjes për targat.

Sveçla: S’ka asnjë arsye që ndal policinë në mbrojtjen e ligjshmërisë së Kosovë

“Aktet e sotme në Zubin Potok dhe Zveçan kanë treguar arsyeshmërinë e planeve të duhura operacionale të Policisë së Kosovës që në mbështetje të personalit të Policisë Kufitare dhe në mbrojtje të pikave kufitare atje, do të vihen në dispozicion edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. Nuk ka asnjë arsye çoftë ligjore, çoftë praktike, që ndal apo duhet të parandalojë njësitë e Policisë së Kosovës që lirshëm të kryejmë të gjitha obligimet e tyre ligjore, e një ndër to është edhe mbrojtja e institucioneve të Kosovës dhe padyshim mbrojtja e ligjshmërisë në Kosovë, ka thënë ai.

Ai theksoi policia po heton aktin siç e quajti kriminal që ndodhi në Zubin Potok dhe Zveçan.

Sveçla: Rasti po hetohet, presim rezultate të shpejta

“Krimet e rënda nga drejtoria qendrorë e Policisë së Kosovës, të asistuar nga të gjitha njësitet tjera të nevojshme janë duke hetuar rastin dhe ne presim rezultate të shpejta nga këto hetime. Siç u theksua më herët, dy rrugët që qojnë për në pikën Bërnjak dhe Jarinje janë të bllokuara për vetura e autobusë e makineri tjetër dhe në to janë duke marrë pjesë një numër i vogël i qytetarëve tanë të cilët banojnë në pjesën veriore të Kosovës,” ka shtuar ai.

Ai shton se pas vendimit për targa, Serbisë po përhapin dezinformuat dhe lajme të rrejshme sa i përket sigurisë në komunat veriore.

Sveqla: Strukturat paralele po përhapin dezinformata

“Ne kemi dëshmi të presioneve të ndryshme nga strukturat paralele ilegale dhe nga institucione të ndryshme, instruksioni nga Serbia që u bëjnë presion qytetarëve tanë serb që t’iu bashkohen këtyre protestave por dëshmitë janë që këto apele e këto iniciativa janë duke u dështuar. Pas vendimit legjitim të Qeverisë së Kosovës për targat e regjistruara nga strukturat paralele të mbështetura nga Qeveria e Serbisë, ata tashmë janë duke përhapur deziformata dhe lajme të rrejshme për sa i takon sigurisë së përgjithshme në komunat veriore të Republikës së Kosovës me qëllim të stabilizimit të situatës”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat