Policia serbe në Bërnjak pengon kamionin e dytë që doli nga barikada

Aktuale

Policia serbe në Bërnjak pengon kamionin e dytë që doli nga barikada

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

(E plotësuar 20:50) - Kamioni i dytë, i cili ishte larguar nga barrikada e krijuar në rrugët që çojnë në pikën kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, është bllokuar nga policia serbe.

Burimet bëjnë me dije se kamioni në fjalë po pengohet nga policia serbe, i njëjti nuk po lejohet të kalojë nga ta, kjo për faktin që atyre nuk po iu konvenon zhbllokimi.

Largohet edhe kamioni i dytë nga barikada në Bërnjak

Sapo është larguar edhe kamioni i dytë nga barrikada e krijuar në rrugët që të çojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Para një ore në këtë pikë kufitare u largua kamioni i parë.

Për shkak të masës së reciprocitetit, për të gjashtën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë.

Në këto dy pika kufitare Kosovë-Serbi vazhdon të jetë e vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Serbët lokalë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Ata po pamundësojnë kalimin e veturave, ndërkohë qytetarët po detyrohen të kalojnë kufirin në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat