U tha se delegacioni i Osmanit në New York ishte i madh, reagon Presidenca

Aktuale

U tha se delegacioni i Osmanit në New York ishte i madh, reagon Presidenca

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:52
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina, nga presidenca.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit”, ka shkruar Kupina.

Tutje, Kupina thotë se zyra e presidentes demanton raportimet se delegacioni përcjellës në New York ishte i madh.

“Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat