Gjendja në veri, Kurti fton nesër në takim liderët opozitarë

Aktuale

Gjendja në veri, Kurti fton nesër në takim liderët opozitarë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 23:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka ftuar në takime liderët e opozitës për të diskutuar për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.

Burime nga Qeveria bëjnë të ditur se Kurti i ka ftuar në takim të dielën, liderin e opozitës nga PDK, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ende nuk dihet koha e këtij takimi, por burimet bëjnë të ditur se arsyeja e takimit është konsulta për gjendjen e tensionuar në veri.

Ndërsa, një burim nga AAK-ja e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, takimin me Kurtin do të ketë në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat