Grubi: Kosova është në të drejtën e plotë sovrane për t’i zbatuar marrëveshjet

Aktuale

Grubi: Kosova është në të drejtën e plotë sovrane për t’i zbatuar marrëveshjet

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 06:44
Artan Grubi

I pyetur mbi zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë, Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka thënë se demonstrimi i forcës deklarative nga ana e autoriteteve serbe është i panevojshëm në këto rrethana sepse jemi në vitin 2021 dhe njerëzit janë të lodhur nga një fjalor i tillë.

“Kosova është në të drejtën e vet të plotë për të zbatuar marrëveshjet e dakordësuara mes saj dhe Serbisë që janë dialoguar mes tyre në procesin e negociimit në Bruksel dhe kjo është pjesë e marrëveshjeve të dakorduara. Është në drejtën e plotë sovrane për t’i zbatuar këto marrëveshje. Vlerësoj se demonstrimi i forcës deklarative nga ana e autoriteteve serbe është i panevojshëm në këto rrethana sepse jemi në vitin 2021 dhe njerëzit janë të lodhur nga një fjalor i tillë.

Nuk do të duhet të kishte fare reciprocitet, as ndaj njërës as ndaj tjetrës në rrethana ideale, por të respektohen qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Serbi dhe anasjelltas.

Prapë dua të them se zgjidhja e vetme për ç’tensionim të situatës është njohja nga ana e Serbisë e pavarësisë së Kosovës. Beogradi duhet ta njohë realitetin e Republikës së pavarur të Kosovës dhe vetëm në këtë mënyrë arrihet paqja e stabiliteti në rajon”, ka theksuar kështu Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat