Tirana ia tërheq vërejtjen Serbisë: Tërhiqni forcat e armatosura, po nxisni trazira

Aktuale

Tirana ia tërheq vërejtjen Serbisë: Tërhiqni forcat e armatosura, po nxisni trazira

Nga: F.B. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 07:22
Ministria e Punëve Evropiane edhe të Jashtme e Shqipërisë

Ministria e Punëve Evropiane edhe të Jashtme e Shqipërisë, ka bërë thirrje Serbisë që të tërheq forcat e veta të armatosura të vendosura në jug të Serbisë afër me Kosovën.

“Tërhiqni forcat e armatosura, po nxisni trazira edhe dhunë dhe po destabilizoni Kosovën”, transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën e Ministrisë së Jashtme shqiptare thuhet se Shqipërinë posaçërisht po e shqetësojnë raportet për forcat ushtarake të dërguara “në afërsi me kufirin me Kosovën”, si dhe aeroplanët ushtarak që fluturojnë mbi dhe afër kufirit dhe “hapësirës ajrore të Kosovës duke nxitur trazira”.

Këto tensione, sipas Ministrisë së jashtme shqiptare nxisin individët që të shkaktojnë trazira dhe dhunë, dhe kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Sjelljet e tilla janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, qëllimi i të cilave është vendosja e sigurisë dhe stabilitetit në atë pjesë të regjionit.

''Ministria e jashtme i bënë thirrje Serbisë që të tërheq forcat e armatosura të vendosura afër kufirit të Kosovës dhe të punojë në uljen e menjëhershme të tensioneve” thuhet në kumtesë.

Si thuhet më tutje në kumtesë , ministria fton uljen urgjent të tensioneve dhe kthimin në dialog.

Në kumtesë shprehet shqetësimi për situatën në veri dhe dënohen veprat vandale të kryera atje nga individë si është “djegia e zyrës së regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe dëmtimin e të ngjashmes në Zveçan''.

Me asgjë nuk mund të arsyetohet përdorimi i dhunës, dëmtimi i pronës publike dhe mosrespektimi i sundimit të ligjit, ka vlerësuar ministria e jashtme shqiptare.

Ajo kërkon që ata që kryen këto akte dëmtimi të pronës publike duhet të dalin para drejtësisë.

Ministria e jashtme fton të gjithë aktorët që të përmbahen dhe të i kthehen menjëherë dialogut, si mënyra e vetme që në përpjekjet bilaterale edhe shumëkombëshe të zgjidhen çështjet e pazgjidhura dhe si shprehet në kumtesë Në frymën e bashkëpunimit të cilës Shqipëria i është përkushtuar pakthyeshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat