Bumçi: Serbia është trimëruar, arsyeja Rama, i jep kapital politik Vuçiç-it

Aktuale

Bumçi: Serbia është trimëruar, arsyeja Rama, i jep kapital politik Vuçiç-it

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 07:59
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, është shprehur se ajo që po ndodh në Veri të Kosovës, për shkak të vendosjes së reciprocitet, është shqetësuese dhe shumë e rrezikshme.

Ai shprehet se Kosova ka zbatuar vetëm marrëveshjen, ndërkohë Serbia sipas tij është trimëruar që po kërcënon vendet fqinje.

Për Bumçin një nga arsyet që Serbia ka marrë këtë ‘fuqi’ është roli që luan Kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit sipas tij i ka dhënë kapital politik, presidentit serb Aleksandër Vuçiç

 Aldo BumçiAjo që po ndodh është shumë shqetësuese dhe e rrezikshme. Kemi një Serbi që ka ndërruar 180 gradë, e trimëruar që kërcënon të gjitha vendet fqinje. Ne e pamë se çfarë bëri në Mal të Zi me Kishën ortodokse. Qëllimi ishte për të bërë provokim. Tani kemi situatën në Kosovë. Kemi zbatimin e marrëveshjes së shkruar Kosovë- Serbi. Qeveria Kurti ka zbatuar vetëm marrëveshjen. Kjo solli një reagim të paimagjinueshëm. Pse kjo Serbi sot është kaq e trimëruar? Një nga arsyet është roli i Edi Ramës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat