​Krasniqi: Ende s’janë ndëshkuar planifikuesit dhe ekzekutuesit e masakrës në Abri të Epërme

Aktuale

​Krasniqi: Ende s’janë ndëshkuar planifikuesit dhe ekzekutuesit e masakrës në Abri të Epërme

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, ka thënë se makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se një nga monumentet që manifeston sakrificën pre liri është Abria e Epërme, vendi ku forcat e armatosura serbe, kryen një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj familjes Deliu.

“23 vjet më parë, makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë. Në përpjekje për t'a mbrojtur pragun e shtëpisë, po atë ditë, ranë dëshmorë Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

Në çdo përvjetor të kësaj masakre, kujtojmë me nderim e dhimbje martirët e Abrisë, të cilët janë pjesë e pandashme e kujtesës sonë, në rrugën e sakrificës për liri. Që nga ajo ditë e deri më sot, nuk janë ndëshkuar as planifikuesit, as urdhërdhënësit e as ekzekutuesit e kësaj masakre të tmerrshme. Prandaj drejtësia ndaj tyre, është imperativ që nuk mund të tjetërsohet. Lavdi martirëve e dëshmorëve të Abrisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat