Kurti në 23 vjetorin e masakrës së Abrisë së Epërme: Për të gjithë këta martirë jemi të obliguar të sjellim drejtësi

Aktuale

Kurti në 23 vjetorin e masakrës së Abrisë së Epërme: Për të gjithë këta martirë jemi të obliguar të sjellim drejtësi

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:01
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në 23 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme.

Më 26 shtator 1998 – 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç u masakruan nga serbët.

Kurti thotë se të gjithë këta martirë na përkujtojnë se sa i madh ka qenë çmimi i lirisë.

“Të gjithë këta martirë e dëshmorë na përkujtojnë sa i madh ka qenë çmimi i lirisë. Emri i tyre nuk do të harrohet kurrë, por neve si krerë të institucioneve, si politikanë dhe si qytetarë të Republikës së Kosovës e kemi obligim të angazhohemi për të sjellë drejtësi për ta, meqenëse as urdhërdhënësit as të tjerët nuk janë ndëshkuar”.

“Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit që ka dashur të shfaros popullin tonë nga trojet e veta autoktone”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat