Haradinaj sqaron se pse nuk u takua me Kurtin sot

Aktuale

Haradinaj sqaron se pse nuk u takua me Kurtin sot

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ftesa për takim i ka shkuar edhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka traguar se për çfarë arsye nuk ishte i pranishëm në takim.

Postimi i plotë:

I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!

Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.

Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!

Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!

Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.

Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat