Liri Loshi: Serbia po mundohet ta defunksionalizojë Kosovën deri në zhbërje, vendimet e drejta duhet t’i marrim vetë

Aktuale

Liri Loshi: Serbia po mundohet ta defunksionalizojë Kosovën deri në zhbërje, vendimet e drejta duhet t’i marrim vetë

Nga: M.L. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:01
Liri Loshi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi tha sot se Kosova është e vetëdijshme për fuqinë ushtarake të Serbisë dhe se çdo kundërshtim ndaj saj është bërë duke pasur këtë vetëdije.

Ai në një postim në Facebook tha se e drejta ka qenë gjithmonë në anën e Kosovës.

Çdo kundërshtim që i kemi bërë Serbisë dhe çdo përplasje që kemi pasur me të, e kemi bërë duke qenë të vetëdijshëm se ajo ushtarakisht, apo militarisht ka qenë më e fuqishme se ne. Por princip dhe motiv i kundërshtimit tonë ka qenë fakti se kemi qenë në anën e së drejtës, apo se e drejta ka qenë në anën tonë. Ky fakt nuk ka ndërruar, por përkundrazi, për shkak të këtij fakti ka ndërruar një fakt tjetër. Sot Kosova nuk është e robëruar siç ishte dikur nga Serbia, por është shetet i lirë, i pavarur dhe sovran”, shkroi Loshi.

Sipas tij, derisa Serbia po mundohet ta defunksionalizojë shtetin tonë deri në zhbërje, ne po mundohemi ta bëjmë atë sa më funksional.

Tash a po doni me funksionu si shtet sovran, a po doni me u kthy në preherin e Serbisë ku kemi qenë të mbajtur me dhunë?! Nuk ka këtu “edhe, edhe”! Serbia po mundohet me e defunksionalizu shtetin tonë deri në zhbërje, ne po mundohemi ta bëjmë atë sa më funksional”, u shpreh ai.

Deri këtu, sipas tij me gjithë problemet e shumta që ka pasur, Kosova mbetet një rrefim i suksesshëm, jo vetëm për ne, por edhe për botën demokratike që ka mbështetur synimet tona të drejta.

Ne e kemi pasur larg botën përendimore, por me vendimet dhe veprimet tona të drejta kemi arritur ta fusim brenda. Sot që e kemi brenda nuk mund ta humbim atë për shkak të vendimeve tona të drejta. Por, vendimet e drejta duhet t’i marrim vetë e jo të presim që dikush tjetër t’i marrë ato për ne! Kadalë bre, mos u ligështoni!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat