“Të hakmirremi për Kosovën”/ Krasniqi: Kjo sjellje e BE-së inkurajon formulën e vjetër të egërsisë serbomadhe

Aktuale

“Të hakmirremi për Kosovën”/ Krasniqi: Kjo sjellje e BE-së inkurajon formulën e vjetër të egërsisë serbomadhe

Nga: M.L. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:28
Milazim Krasniqi

Publicisti Milazim Krasniqi konsideron se ka një mënyrë me anë të së cilës mund të rrezikohet paqja e brishtë në Ballkanin Perëndimor.

Ai në një postim në Facebook shkruan se, nëse BE lejon ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë dhe e mban derën mbyllur për Kosovën, atëherë kjo prodhon krijimin e formulës së vjetër të egërsisë serbomadhe.

“Nëse Bashkimi Europian e lejon edhe më tutje ndërhyrjen brutale të Serbisë në Kosovë dhe në të njëjtën kohë e mban derën të mbyllur për Kosovën, kjo do të prodhojë inkurajimin e nacionalizmit serb për ta provuar formulën e vjetër të egërsisë serbomadhe, „osvetiti Kosovo“ (të hakmirremi për Kosovën)”, shkroi Krasniqi.

Ndërsa, ai potencon se kjo pashmangshëm do të prodhojë reaksionin e nacionalizmit shqiptar për “t’u hakmarrë ndaj serbëve plangprishës“ në veri, me çka do të mund të rrezikohej paqja e brishtë në tërë Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat