“Ky majmuni tani po i mbron kufijtë e Kosovës”, Gani Geci publikon videon e Albin Kurtit kur...

Aktuale

“Ky majmuni tani po i mbron kufijtë e Kosovës”, Gani Geci publikon videon e Albin Kurtit kur...

Nga: P.R Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:42
Gani Geci dhe Albin Kurti

Tashmë janë bërë shtatë ditë që kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat me Serbinë. E që shtatë ditë, edhe Njësia Speciale e Kosovës po qëndron në pikën kufitare në Jarinje për ta zbatuar vendimin e Qeverisë, ndërsa serbët lokalë kanë vendosur barrikada nëpër rrugë.

E shteti serb ka dërguar edhe ushtrinë në kufi më Kosovën, ku tashmë edhe avionët e saj ushtarak po fluturojnë shumë afër kufirit me shtetin e Kosovës.

Kurse ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, në profilin e tij në facebook ka postuar një video, ku shihet kryeministri aktual, Albin Kurti, teksa përplaset më një pjesëtar të Njësisë Speciale të Kosovës gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë, dhe Vetëvendosje kishte organizuar protesta kundër Qeverisë së atëhershme.

“Ky polici majmun qe dikur e quante Albin Kurti tani po i mbronë kufijtë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Geci në përshkrimin e videos së postuar, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat