​Nga nesër hyrja në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

Aktuale

​Nga nesër hyrja në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Nga dita e hënë, sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19.

Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë qendrat tregtare, Call center, Gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga e hëna, aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose  testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen.

Prej 13 marsit 2020, deri më 26 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 159.870 raste me COVID-19, prej tyre 152.758 janë shëruar, 4.176 raste janë aktive, ndërsa 2.936 kanë vdekur. Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat