Abazi: Vendimi për reciprocitet nuk është dënuar nga askush nga Bashkësia Ndërkombetare

Aktuale

Abazi: Vendimi për reciprocitet nuk është dënuar nga askush nga Bashkësia Ndërkombetare

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:47
Haki Abazi

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi në emisionin “Context”, përballë analistëve, tha se vendimi për reciprocitet për targat nuk është dënuar nga askush nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Mundemi me diskutu se a ka qenë e nevojshme prezenca e Njësisë Speciale? Pse është pjesë e planit operaconal Njësia Speciale?, Çka nëse nuk do ishte derguar Njësia Speciale?, –  vendimi për reciprocitet nuk është dënuar nga askush nga Bashkësia Ndërkombetare.” – u shpreh ai.

Meqë nuk ka reagim, sipas Abazit, kjo i bie që është përkrahje.

Mes te tjerash ai shton se Vuçiqi është i njohur për të alarmuar.

“Serbia është e njohur në Botë për gjenocid, veç po e shpërfaqë edhe një herë fytyrën e vërtetë se nuk ka qenë fare e interesuar për dialog, sepse e thotë në mënyrë konstante që nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Andaj, ne si shtet nuk duhet pritur, por t’i zbatojmë dhe përmbushim obligimet tona kushtetuese,” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat