Tensionet në veri, Kurti tregon se çka bisedoi me sekretarin e NATO-s dhe Borrellin

Aktuale

Tensionet në veri, Kurti tregon se çka bisedoi me sekretarin e NATO-s dhe Borrellin

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 23:19
Jens Stoltenberg dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se së fundmi ka zhvilluar bisedë telefonike me shefin e diplomacisë europiane Josep Borrell, dhe sekretarin e NATO’s, Jens Stoltenberg.

Këtë e bëri të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Twitter, ku tha se në këto biseda diskutuan sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë.

Por temë e diskutimit ishte edhe situata e krijuar në veri javën e fundit, derisa shtoi se janë pajtuar se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje.

 

Image
Postimi i Kurtit

"Pata biseda telefonike me Josep Borrell, dhe sekretarin e NATO’s Jens Stoltenberg. Ne diskutuam sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë dhe nevojën për de-përshkallëzim në veri të Kosovës. Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje", shkroi Kurti.

Ndërsa, sot sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike, NATO, Jens Stoltenberg tha se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ulin tensionet në veri të Kosovës.

Ai po ashtu u bëri thirrje palëve që t’i kthehen dialogut.

“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me nevojën për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i misionit të NATO-s, KFOR-it mbetet që të sigurohet që të ketë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar në Twitter, Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat