Tensione në veri, reagon Daut Haradinaj: Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë

Aktuale

Tensione në veri, reagon Daut Haradinaj: Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:28
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës përmes një postimi në facebook ka reaguar për tensionet në veri.

Provokimet serbo – ruse në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe njëherë të vërteten kriminale të ish – regjimit që sot janë liderë të Serbisë”, u shpreh ai.

Tutje ai vazhdoi se Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj.

Postimi i plotë:

Provokimet serbo – ruse në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe njëherë të vërteten kriminale të ish – regjimit që sot janë liderë të Serbisë.

Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj. Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë, përkrah uniformës së vajzave dhe djemve që sypatrembur i shërbejnë rendit dhe kushtetutës sonë.

Jemi më shumë se të vendosur për rrugën tonë euro – atlantike, dhe kjo po e shqetëson regjimin e vjetër të Beogradit. Është obligim qytetar që të jemi unik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit te Kosovës, çdo kthim mbrapa do të ishte dështim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat