Situata e acaruar, KFOR-i aktivizohet në veri

Aktuale

Situata e acaruar, KFOR-i aktivizohet në veri

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:34
KFOR

Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, për të tetën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të vendosura Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, si dhe protestuesit serbë.

Një situatë e tillë në veri vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa me Serbinë.

Media raporton se njësitet e Misionit Paqeruajtës, KFOR, kanë arritur në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Kosovës.

Sipas tyre aty po shihen ushtarë amerikanë, polakë dhe  kanadezë duke patrulluar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat