Tensionet me Serbinë, KFOR-i tregon a e ka rritur patrullimin në veri

Aktuale

Tensionet me Serbinë, KFOR-i tregon a e ka rritur patrullimin në veri

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:36
Foto të ushtarëve britanikë të NATO-s gjatë një ushtrimi në afërsi të Gjakovës më 5 shtator 2021.

KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situtatën në të gjithë Kosovën duke e zbatuar mandatin e tij, thotë në një deklaratë Misionit Paqeruajtës, pjesëtarë të së cilit janë parë sot në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

KFOR-i thotë se e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun.

“KFOR-i po e monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot në një konferencë për media se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme kanë diskutuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për situatën e sigurisë. Dje, ai ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s e edhe me përfaqësuesin për Politikë të Jashtme të Komisionit Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat