“Po kryen manovra teatrale”! Mediat serbe: Rama nuk takoi Osmanin

Aktuale

“Po kryen manovra teatrale”! Mediat serbe: Rama nuk takoi Osmanin

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Prishtinë në një takim zyrtar me kryeministrin Albin Kurti. Mediat në Beograd kanë shkruar së gjatë mbajtjes së këtij takimi kryeministri Rama ka sulmuar Serbinë. Ato theksuan se ai iu referua veprimeve të ushtrisë serbe si “manovra teatrale”, ndërkohë që shtoi se qeveria e Kosovës po paguan elektricitetin për serbët në Kosovë.

Media serbe shkruan më tej se kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot në Prishtinë se "Serbia po kryen manovra teatrale në veri të Kosovës".

Në konferencën për shtyp pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rama vlerësoi se "nuk ka dyshim se në radhë të parë, dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm".

Ata kanë shkruar se pjesë e axhendës, Rama nuk kishte takim me Vjosa Osmanin presidenten e Kosovës.

Gazeta serbe ka shkruar se nuk është planifikuar një takim midis Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryetarit të Parlamentit, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat