Tomë Gashi i reagon Vuçiqit: Nuk ka më kurrë Serbi në Kosovë, provo të futesh nëse nuk beson

Aktuale

Tomë Gashi i reagon Vuçiqit: Nuk ka më kurrë Serbi në Kosovë, provo të futesh nëse nuk beson

Nga: G.B Më: 27 shtator 2021 Në ora: 15:16
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtij ministri të Millosheviqit ju ka ndalur koha bashkë me trurin, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se nuk ka më kurrë Serbi në Kosovë, ai mund ta gënjejë popullin e tij por realiteti është ndryshe, derisa i ka thënë që nëse nuk beson se Kosova është shtet, le të provojë të hyjë në të.

Postimi i tij i plotë:

Kërcënimet e kriminelit që ju ka ndalur truri.

Këtij ministri të Millosheviqit ju ka ndalur koha bashkë me trurin.

Serbia e ka thyer qafen prej Kosovës me 12 qershor 1999.

Nuk ka më kurrë Serbi në Kosovë.

Rreje ti popullin tënd sa të duash.

Realiteti është ndryshe!

Kosova është shtet, nëse nuk beson provo me hy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat