Rama kritikon BE-në: Kosova i vetmi vend që nuk lëviz lirshëm, turp!

Aktuale

Rama kritikon BE-në: Kosova i vetmi vend që nuk lëviz lirshëm, turp!

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai theksoi se është e turpshme fakti që nuk liberalizohen vizat, ndërsa shtoi se Kosova i ka plotësuar kushtet.

“I rash gjatë hyrjes për të thënë që e besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga incercia e pafundme e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqenie është ‘Ballkani i Hapur’ për ne, sot si pjesë kompimentare e rrugës së integrimit në BE, që nuk varët nga ne. Kosova duhet të lëvizte lirisht, ju, prej disa vitesh pa viza. Jeni i vetmi komunitetit me viza në Europë. Jeni komuniteti i vetëm që aleanca euroatlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike.

Është absurd! Gjyshërit tuaj apo prindërit, jetonin nën Slobodan Millosheviçit dhe lëviznin lirshëm. Kurse ju jo. Pse? Sepse BE nuk mban fjalën. Nuk kanë lidhje fare ato që thonë sot me të drejtën tuaj për të lëvizur lirisht. I thanë Kosovës; duhet të bëni këto detyra që janë teknike. Kosova i bëri të gjitha, këtë e thotë raporti i BE. Kur dolën papritur dhe thanë; Do bëni dhe Demarkacionin me Malin e Zi, se ça lidhje kishte kjo. U bë dhe ai. Po tani pse nuk i heqin! Ndërkohë, sot kanë liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz. K2tu 2 milionë njerëz dhe se hapin. Është një turp, këtë e kam thënë publikisht në çdo takim. E kuptojnë që është turp, por nuk iu vjen turp. Kjo për arsye të brendshme.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat