“Vizita e Edi Ramës në Kosovë i kontribuon rrethanave të krijuara në veri”

Aktuale

“Vizita e Edi Ramës në Kosovë i kontribuon rrethanave të krijuara në veri”

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:30
Nait Hasani

Ish-Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, e ka mirëpritur vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.

“Për mua është mjaft e rëndësishme kjo vizitë, sidomos pas Asamblesë së OKB-së, ku ai kërkoi nga asambleja njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ardhja e tij në Prishtinë është e arritur dhe përgjegjësi e Edi Ramës dhe Shqipërisë në raport me Kosovën”, është shprehur Hasani.

“Kjo vizitë i kontribuon rrethanave të tanishme politike që janë krijuar në veri të vendit”.

Hasani  ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të tërhiqet nga vendimi i saj për vendosjen e reciprocitetit me targa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat